Ylli i Atletico Madridit, Luis Suarez është duke shkëlqyer me jetën te Atletico Madrid dhe me golat ndaj Celtas, ka thyer rekordin e Cristiano Ronaldos.
Uruguaiani shënoi dy herë në fitoren ndaj Celta Vigos (1 – 2), transmeton lajmi.net.
Me këto gola, Suarez ka arritur në kuotën e 16 golave në 17 ndeshjet e para për Atletico Madridin, duke u bë lojtari më i shpejtë që arrin 16 gola për një klub në shekullin e fundit.
Lojtari që më herët e ka mbajtur këtë rekord është ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo gjatë kohës te Real Madridi duke shënuar 15 gola në edicionin 2009/10.
Atletico prinë në tabelë me tetë pikë më shumë se Reali dhe Barcelona, derisa ka një ndeshje më pak të zhvilluar.