Statistikë e çuditshme në Premierligë: Liverpooli dhe Chelsea me rezultate të njëjta në pesë ndeshjet e para kampionale

Një statistikë tejet interesante dhe e rrallë është shënuar në elitën e futbollit anglez me protagonistë, dy gjigantët e futbollit Liverpool dhe Chelsea.

Dy ish-kampionët e Anglisë kanë arritur rezultate identike të njëjta në pesë xhirot e para të kampionatit.

Chelsea dhe Liverpooli ndajnë vendin e parë me nga 13 pikë, aq sa ka edhe Manchester Unitedi.

“Blutë” dhe “Të Kuqtë” kanë gjithashtu edhe golaverazhin e njëjtë 12:1.

Këto janë rezultatet:

JAVA E PARË:

Chelsea 3:0 Crystal Palace

Norëich 0:3 Liverpool

JAVA E DYTË:

Arsenal 0:2 Chelsea

Liverpool 2:0 Burnley

JAVA E TRETË:

Liverpool 1:1 Chelsea

JAVA E KATËRT:

Chelsea 3:0 Aston Villa

Leeds United 0:3 Liverpool

JAVA E PESTË:

Liverpool 3:0 Crystal Palace

Tottenham 0:3 Chelsea.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *