Marcus Rashford renditet i 5-ti, kur bëhet fjalë për sulmuesit më të rrezikshëm në Evropë.
Statistikat e Rashford tregojnë se ai në të vërtetë nuk është shumë larg Haaland, shkruan lajmi.net.
Rashford është vetëm pas Bruno Fernandes për sa i përket përfshirjes së golave për Manchester United, por ai gjithashtu renditet lart si ndër më të mirët në Evropë.
Reprezentuesi i Anglisë, është përfshirë në 27 gola këtë sezon në të gjitha garat – vetëm një më pak sesa Erling Haaland (28).
Lojtarët me më shumë përfshirje të golave në të gjithë Evropën në 2020/21:
– Robert Lewandowski (36)
– Harry Kane (34)
– Bruno Fernandes (30)
– Erling Haaland (28)
– Marcus Rashford (27)