Çudia e vitit vjen nga Braga-Porto! Lojtarët shtyjnë ambulancën, kur mjeti i ndihmës bëhet për… ndihmë (video)

Kjo ndeshje i kishte të gjitha emocionet për tifozët (në distancë), nga “bilbili” i fillimit deri në vërshëllimën e fundit. Porto e shënoi golin hapës në minutën e 9-të të lojës.

Dy kartonë të kuq u treguan në 70′ dhe 90′, ndërkohë që Braga barazoi në kohën shtesë. David Carmo u zëvendësua në 70′, pasi nuk ishte në gjendje të vazhdonte. Ambulanca duhej të hynte në fushë për të marrë lojtarin e dëmtuar.

Hyrja në fushë e automjetit të emergjencës ishte e lehtë, por dalja një histori krejt tjetër. Lojtarët e Portos dhe Bragës duhej të bashkoheshin për ta shtyrë ambulancën që të dilte nga fusha.

Një punë e shkëlqyer e “shtyrësve” nga të dyja ekipet, që lanë mënjanë dallimet e tyre për ta ndihmuar ambulancën të bëhej funksionale dhe ta dërgonte lojtarin e dëmtuar në spital.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *