Sulmuesi i Dortmundit, Erling Haaland, është njeriu i momentit.
Gjermanët e blenë në merkaton e janarit nga Red Bull Salzburg dhe duket se investimi i bërë po i jep frytet.
Norvegjezi ka statistika të frikshme në Bundesliga.
Ai ka luajtur në total 59 minuta në dy ndeshje dhe ka shënuar 5 gola.
3 herë shkundi rrjetën në ndeshjen ndaj Augsburg, ndërsa dy herë kundër Kolnit.
Lojtari ka gjuajtur 5 herë në portën kundërshtare dhe ka arritur të shkundë 5 herë rrjetën.
Mesatarja e tij e golave te skuadra gjermane është e çmendur, pasi ka shënuar 1 gol për çdo 10 minuta e pak sekonda.
Askush nuk mund të krahasohet me të momentalisht.