Stadiumi “Zahir Pajaziti” nis transformimin e madh

Sot në Podujevë do të vendoset gurthemeli për fillimin e punimeve në mbulimin e tribunave dhe instalimin e ndriçimit modern në stadiumin “Zahir Pajaziti”, shtëpinë e KF Llapit.

Ceremonia zyrtare pritet të shënojë hapin e parë drejt një projekti që synon modernizimin e plotë të infrastrukturës së stadiumit dhe krijimin e kushteve më të mira për të gjithë pjesëmarrësit.

Në ngjarje do të marrin pjesë Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, si dhe Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Gjatë ceremonisë, zyrtarët pritet të theksojnë rëndësinë e këtij investimi për sportin llapjan dhe për zhvillimin e ndeshjeve në kushte moderne.

Ky projekt i shumëpritur përbën një hap të rëndësishëm për përmirësimin e përvojës së tifozëve, rritjen e cilësisë së ndeshjeve dhe modernizimin e ambientit ku KF Llapi zhvillon aktivitetet e saj, duke e çuar stadiumin “Zahir Pajaziti” drejt standardeve më bashkëkohore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *