Spektakli në “Fadil Vokrri” nuk ndalet, sot superderbi

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë është gati sot për një tjetër spektakël pas atij të mbrëmshmit që na dhuroi Kosova.

Sonte nga ora 19:00 luhet ndeshja e mbetur ndërmjet e javës së tretë në Albi Mall Superliga ndërmjet Dritës e Prishtinës.

Drita e udhëheq renditjen tabelore dhe po zhvillon futboll të bukur, synim këtë që do ta ketë edhe ndaj Prishtinës. Në anën tjetër skuadra e Ismet Munishit, sot ka rastin të tregoj se është skuadër e madhe dhe edhe sivjet lufton për kreun e tabelës.

Me një fjalë ndeshja e sotme i ofron gjitha kushtet për një spektakël dhe pritet të jetë i tillë.

Përveç kësaj ndeshjeje sot luhet edhe dueli Malisheva – Ballkani që zhvillohet nga ora 13:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *