Manchester City sonte do të takohet me Liverpoolin në kuadër të EFL CUP.
“Qytetarët” do të tentojnë ta lënë pas krahëve humbjen që morën nga Brendfordi pak para pushimit për shkak të kombëtareve, andaj një triumf sot do të thotë shumë për ta.
Në anën tjetër, “Të Kuqtë” nuk gëzuan një formë të mirë deri në këtë periudhë të sezonit.
Edhe pse matematika i lejon ende që të shpresojnë për titull, Liverpooli nuk mbetet pretendent kryesor për titull.
Pas një muaji, futbolli i ekipeve tashmë është kthyer për të dhuruar sërish emocione të veçanta për futbolldashësit.
Ditën e djeshme u takuan edhe Manchester United dhe Burnley me ç’rast United kaloi tutje pas fitores 2:0.