Arsenali ka shënuar fitore me rezultat të thellë 5-2 në udhëtim ndaj West Hamit në kuadër të javës së 13-të në elitën e futbollit anglez.
E veçanta e kësaj ndeshje ishte sepse të gjithë golat si rrallë herë u shënuan në pjesën e parë.
Gabriel Magalhaes (10’) shënoi për t’i dhënë epërsinë Arsenalit për 1-0 duke realizuar me kokë pas asistimit të Bukayo Sakas.
Saka sërish ishte në rolin e asistuesit kur në minutën e 27-të Leandro Trossard e dërgoi topin në portën e boshatisur për rezultatin 2-0.
‘Topçinjtë’ nuk u ndalën më kaq dhe në minutën e 34-të realizuan sërish me Martin Odegaard që shënoi për rezultatin 3-0.
Vetëm dy minuta më vonë, Kai Havertz (36′) u gjend ballë për ballë portrit pas një super pasimi nga Trossard dhe gjermani u tregua i saktë për 4-0.
Kjo nuk ishte e tëra sa i përket golave në pjesën e parë, pasi Aaron Ëan-Bissaka shënoi për 4-1 në minutën e 38-të pas asistimit nga Carlos Soler.
Në minutën e 40-të Ëest Hami gjeti golin sërish, kësaj radhe me Emerson që realizoi nga gjuajtja e lirë për 4-2.
Arsenali e gjeti edhe golin e pestë ku sërish autor i saj ishte Bukayo Saka (45+5’) i cili u tregua i saktë nga penalltia për rezultatin përfundimtar 5-2.