Spektakël e emocione të jashtëzakonshme, Bayern Munich dhe Real Madrid përballen sonte në Ligën e Kampionëve

Spektakël i madh në Ligën e Kampionëve.

Me fillim nga ora 21:00, Bayern Munich dhe Real Madrid do të përballen në ndeshjen e parë gjysmëfinale.

Pritet të jetë një finale para finales, me dy skuadrat që tradicionalisht kanë dhuruar spektakël kur janë përballur në kompeticionin më të madh për klube.

Bavarezët eliminuan Arsenalin në çerekfinale, kurse Real Madrid e eliminoi Manchester Cityn pas dy ndeshjeve shumë emocionuese e dramatike.

Ky nuk është sezoni më i mirë i mundshëm për Bayern Munich, me skuadrën e drejtuar nga Tuchel që e humbi pas një kohe të gjatë titullin e kampionit në Gjermani, shoqëruar edhe me polemika të vazhdueshme.

Në anën tjetër, Real Madrid e ka përfunduar çështjen e titullit në La Liga dhe i duhet që vetëm edhe matematikisht ta konfirmojë epitetin e kampionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *