Spanja fiton në fund përballë Shqipërisë

Shqipëria ka luftuar deri në minutën e fundit, por nuk ka arritur të shmangë humbjen në miqësoren e luajtur kundër Spanjës në Barcelonë.

Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim 0-0, takimi është zhbllokuar në minutën e 75-të nga Ferran Torres, i cili ka përfituar nga një përgjumje e mbrojtjes kuqezi.

Dhjetë minuta më pas ka ardhur kundërpërgjigja e skuadrës së Reja, që kanë barazuar me një gol me fat të Uzunit, me këtë të fundit që është bërë lojtari i parë shqiptar që shënon një gol në tokën spanjolle.

Kur dukej se Shqipëria do të largohej me një barazim me peshë nga Spanja, Dani Olmo i ka dhuruar fitoren skuadrës së Luis Enrique me një gol të mrekullueshëm në minutën e 90-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *