Në Superligën e Kosovës në futboll sot (e marte) do të zhvillohet ndeshja e mbetur e xhiros së 26-të.
FC Prishtina është nikoqire e Gjilanit, në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 15:00.
“Bardhekaltrit” pas humbjes ndaj Feronikelit në xhiron e kaluar do të kërkojnë fitoren për tu afruar kreut të tabelës, ndërsa Gjilani tashmë me trajner të ri do të kërkojë fitimin e pikëve që të vazhdojë të jetë në pjesën e epërme të tabelës dhe që të sigurojë mbijetesën.
Skuadra e Zekerija Ramadanit deri tash ka grumbulluar 50-të pikë në 25 ndeshje, kurse futbollistët e Ismet Munishit momentalisht kanë 36-të pikë në pozitën e katërt në tabelë.
Klubi nga kryeqyteti në xhiron e ardhshme do të luajë derbin ndaj Ballkanit, derisa Gjilani pret skuadrën nga Peja, Besën.