Shkodran Mustafi në radarin e klubit italian

Skuadrës italiane Inter, pritet t’i bashkohet një shqiptar.

Treshja Skriniar, De Vrij dhe Bastoni do mbeten titullar, por në listën e transferimeve të verës është shtuar edhe emri i qendërmbrojtësit të Schalke 04, Shkodran Mustafi.

Mustafi ka kontratë me Schalke deri në fund të edicionit dhe pritet të largohet, pasi që skuadra gjermane këtë edicion me shumë gjasa do bie në Bundesliga 2.

Sipas gazetës italiane “Calciomercato”, Inter është i interesuar për shqiptarin, duke marrë parasysh se nuk kanë nevojë të paguajnë për kartonin e tij dhe ta transferojnë si agjent i lirë.

Mustafi shihet si kandidat real, derisa pritet të shihet gjatë verës nëse do arrihet marrëveshja.

Shkodrani përfaqëson Gjermaninë, por që nga viti 2017 nuk është ftuar.

Më parë futbollisti nga Gostivari ka luajtur për Sampdorian dhe ndërrimi i ambientit nuk do të jetë i vështirë për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *