Sot zhvillohen dy ndeshje interesante në çerekfinale të Kupës së Kosovës, vëmendja në Drenas

Sot (e mërkurë) janë në orar të zhvillohet dy ndeshje interesante në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës.

Kupa e Kosovës është duke shkuar drejt fundit dhe tashmë gjatë ditës së sotme do të mësohen dy gjysmë-finalistët e parë, pasi ndeshjet e kësaj faze zhvillohet me vetëm një ndeshje.

Ndeshja më interesante e kësaj faze padyshim se është ajo në mes të dy rivalëve të mëdhenj, Feronikelit dhe Prishtinës.

Kjo përballje do të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas dhe vjen vetëm disa ditë pas fitores së Niklit në kampionat.

Takimi tjetër gjithashtu interesant është ai në mes të dy rivalëve rajonal, Dukagjinit dhe Drenicës.

Ky takim pritet të zhvillohet në stadiumin “18 qershori” të Klinës nga ora 13:00, ashtu sikurse ndeshje tjetër e lartpërmendur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *