Maratona e Euro 2024 vazhdon edhe sot (21 qershor) teksa në program janë tri ndeshje për t’u zhvilluar.
Do të luhen dy ndeshje të Grupit D dhe një ndeshje e grupit E.
Ndeshja hapëse e ditës së sotme do të jetë ajo mes Sllovakisë dhe Ukrainës e cila do të nis me fillim nga ora 15:00.
Ukrainasit do të vihen në kërkim të fitores së parë pas humbjes që pësuan ndaj Rumanisë në ndeshjen hapëse, ndërsa Sllovakia do synojë ta sigurojë kualifikimin në raundin tjetër me një fitore.
Ndërkohë me fillim nga ora 18:00 në “Olympiastadion” të Berlinit do të takohen Polonia me Austrinë, me dy kombëtaret që deri më tani nuk kanë arkëtuar asnjë pikë.
Vëmendja kryesore është përballja e dy titanëve Holandës dhe Francës, sfidë kjo e cila do të luhet me fillim nga ora 21:00 në “Red Bull Arena” të Leipzigut.
Të dyja ekipet kanë arkëtuar nga tri pikë pas fitoreve ndaj Polonisë dhe Austrisë respektivisht, ndërsa sot do kërkojnë që ta sigurojnë biletën e kualifikimit tutje.