Sot fillojnë ndeshjet e dyta çerekfinale të “Play-offit” në basketbollin vendor

Të martën dhe të enjten zhvillohet ndeshjet e dyta çerekfinale të “Play-offit” në Prince Caffe Superligë.

Sfida e parë zhvillohet të martën mbrëma në Gjakovë. Ndeshjen e parë e fitoi Sigal Prishtina me rezultat 72:64. Bardhekaltrit synojnë fitoren dhe kualifikimin në gjysmëfinale, derisa kuqezinjtë të barazojnë serinë në 1:1. Në gjysmëfinale, kualifikohet skuadra që shënon dy fitore, ku i pret Trepça, që u rendit e para në garat e rregullta dhe ka përparësinë e terrenit vendas.

Takimi i dytë zhvillohet të enjten në Prizren mes Bashkimit e Golden Eagle Yllit.

Therandasit fituan duelin e parë 87:69. Në gjysmëfinale i pret Peja, që u rendit e dyta në garat e rregullta.

Më pas në gjysmëfinale nevojiten tri fitore për tu kualifikuar në finale, aq sa nevojiten për tu shpallur kampionë.

Çerekfinalet e dyta

E martë

20:00 Vëllaznimi – Sigal Prishtina

E enjte

18:00 Bashkimi – Golden Eagle Ylli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *