Sonte zhvillohet ndeshja që mund ta ndez përfundimisht La Ligan

Njëra ndër kampionatet më të pa qarta dhe shumë të zjarrta në këtë edicion është La Liga spanjolle.

Edhe pse Atletico Madridi fillimisht kishte krijuar një diferencë të madhe pikësh me Real Madridin dhe Barcelonën, tashme ajo diferencë është zvogëluar shumë.

Fitorja e Real Madridit ndaj Eibsrit me rezultat 2-0 ka bërë që diferenca me Atleticon të jetë vetëm tre pikë para se skuadra e Simeones të ballafaqohet sonte me Sevilla sonte me fillim nga ora 21:00.

Atletivco Madridi i shkon Sevillas si skuadër liderë me 66 pikë, kurse vendasit renditen në vendin e katër me gjithsejtë 55 pikë të mbledhura pas 28 ndeshjeve të zhvilluara.

Një rast të një humbje eventuale të skuadrës së Simeonës dhe fitores së Barcelonës nesër kundër Valladolidit , diferenca ndërmjet këtyre dy klubeve do të ishte vetëm një pikë dhe kështu lufta për titull do të ishte më e ndezur se kurrë më parë ndërmjet këtyre tri klubeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *