Sonte ndeshja vendimtare, Peja e pret Yllin në “Karagaçi”

Sonte do të zhvillohet ndeshja e pestë gjysmëfinale dhe vendimtare e “Play-Offit” të Superligës, mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit.

Skuadra që regjistron fitore do t’i bashkohet Trepçës në finale.

Ndeshja mes Pejës dhe Yllit do të zhvillohet nga ora 19:00, në palestrën sportive “Karagaçi”.

Therandasit e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme këtë seri gjysmëfinale, duke fituar dy ndeshjet e para.

Por, kampionët në fuqi nuk u dorëzuan dhe fituan dy ndeshjet tjera radhazi për të barazuar serinë në 2:2, duke e lënë që gjithçka të vendoset në ndeshjen e pestë.

Edhe përballja e sontme pritet të jetë mjaft interesante. Pejanët kërkojnë përmbysjen e madhe, për të kaluar në finale duke synuar mbrojtjen e titullit.

Ndërsa, therandasit janë në kërkim të kalimit për në finale me synimin që ta rikthejnë titullin në Therandë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *