Sonte finalja e madhe e Italisë, Juventus – Inter

Juventus-Inter, finalja e Kupës së Italisë e planifikuar për sonte në “Olimpico” të Romës, me start nga ora 21:00, do të jetë përballja e 13-të direkte mes Massimiliano Allegrit dhe Simone Inzaghit. Bilanci i precedentëve e shpërblen trajnerin nga Livorno.

Kreu i bankinës së Juventusit e ka mundur 7 herë trajnerin aktual të zikaltërve, i cili në vend të kësaj ka fituar në 4 raste. Së fundi, vetëm një herë sfida mes të dyve pati si rezultat barazimin.

Kjo është finalja e katërt mes të dyve si trajnerë. Nga këta 12 precedentë, tre kanë qenë finale. Në këtë rast bilanci është i kundërt. Për sa i përket ngritjes së një trofeu, deri më tani, Inzaghi ka triumfuar dy herë.

Në fakt, ish-sulmuesi mundi Allegrin në Superkupë, si në gusht të 2017-s, në kohën kur Simone drejtonte Lazion, dhe në takimin më të fundit në janar 2022.

Në mars 2017, anasjelltas, kemi suksesin e Max në Kupën e Italisë. Që në total shënon më shumë: 18 gola të shënuar nga skuadrat e Allegrit ndaj atyre të Inzaghit, 10 të pësuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *