Sonte do zhvillohen, ndeshjet e para gjysmëfinale në Europa League

Sot ( e enjta) zhvillohen ndeshjet e para në Europa League.

Një finale para finales së vërtetë, do jetë në mes të dy trajnervë që kanë bërë punë té jashtëzakonshme dhe futboll fantastik nga ardhja e tyre, De Rossi do përballet me Xabi Alonson në shtëpinë e tij.

Roma do ketë mundësi që për herën e dytë rradhazi të prek finalen e Europa League, ndërsa Leverkusen do tentoj té arrij finalen e dyté këtë edicion, pas Kupës së Gjermanisë.

Njé tjetër ndeshje e cila do jetë e zjarrtë, është ajo në mes të Marseille dhe Atalanta, dy skuadra që kanë luajtur futboll të jashtëzakonshëm në fazën e eliminimit direkt.

Atalanta arriti të eliminoi Liverpool, ndërsa Marseille vetëm pas penalltive arriti të kualifikohet ndaj Benficas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *