Solskjaer fajëson Klopp-in pse United-it nuk po i referohen shumë penallti

Trajneri i Manchester United-it, Ole Gunnar Solskjaer, ka lënë të kuptohet që komentet e homologut të tij te Liverpool-i, Jurgen Klopp, janë arsyeja se pse Djajve të Kuq po u referohen më pak penallti.

Klopp kishte sugjeruar që Liverpool-i pranon më pak penalti se United-i, dhe kjo duket t’i ketë penguar norvegjezit.

“Ne vetëm duhet të shpresojmë që ta marrim atë që e meritojmë. Është dashur t’i kemi tri penallti në dy ndeshjet e fundit” ka thënë Solskjaer.

“Vitin e kaluar një menaxher kishte filuar të shqetësohej që ne fitonim shumë penallti, dhe pas kësaj vendimet po i japin më me zor”.

“Sigurisht, kam parë dallim të madh, vërtetë të madh. Ne vetëm duhet t’ua lëmë referëve dhe të shpresojmë që së shpejti t’i marrin vendimet e duhura”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *