Trajneri kosovar i futbollit, Bylbyl Sokoli është përfshirë së fundmi në debatin rreth zgjedhjes së futbollistëve për ta përfaqësuar Kosovën apo Shqipërinë.
“Profa” shkroi në llogarinë e tij në Facebook se Kosova është ndoshta i vetmi vend në botë ku futbollistët shqiptarë zgjedhin të luajnë për shumë shtete përveç Kosovës dhe Shqipërisë.
“Ndoshta i vetmi vend në botë ku futbollistët shqiptarë, zgjedhin te luajnë per shumë shtete perpos dy shteteve shqiptare Shqipëri dhe Kosovë, luajnë edhe per shtete tjera si Maqedonia e Veriut ,Zvicra, Suedia, Norvegjia, Gjermania. Kjo tregon (në aspektin politik çështjen e pazgjidhur shqiptare) sa te ndarë jemi”, shkroi fillimisht Sokoli.
Deklarata e plotë e Bylbyl Sokolit (pa ndërhyrje):
Ndoshta i vetmi vend në botë ku futbollistet Shqipetar, zgjedhin te luajnë per shumë shtete perpos dy shteteve Shqipetare Shqipëri dhe Kosovë, luajnë edhe per shtete tjera si Maqedonia e Veriut ,Zvicra, Suedia, Norvegjia, Gjermania
Kjo tregon (në aspektin politik qeshtjen e pazgjedhun Shqipetare) sa te ndarë jemi!
Obligimi Kombëtar i sportistëve eshte te prezentojnë vendin apo kombin qe i takojnë…
Qe do te thot ata vendosin ne saje te regullave se cilin shtet Shqipetarë do ta prezentojnë (Shqiperinë ose Kosoven).
Ne shumicën e rasteve menagjerët janë ata qe vendosin se cilin vend do ta prezenton sportisti i tyre qe e perfaqsojnë.
Menagjerët kanë interesin e tyre dhe shpesh vendosin qe sportisti i “tyre” te luaj per shtetin qe eshte me mirë i ranguar ne ranglistat e FIFAs dhe UEFAs.
Shumë shpesh gabojnë dhe sportistit i mohohet e drejta me mbrojtë ngjyrnat e kombit qe i takojnë.
Sportisti duhet vet me vendos ne kuader te akteve normative se cilin shtet do ta prezentoj ne ket moment, Shqiperinë ose Kosovën.
Asesi nuk duhet me mendu me prezentu ndonji shtet tjeter, vetem ne raste kur nuk eshte i ftuar nga Shqiperia dhe Kosova.
Keshtu do te jetë deri sa jemi te ndarë, atehere (une besoj se shpejti)kur te kemi nji shtet, nji kombetare, te gjitha kto probleme do te zhduken dhe ne do të jemi prezent ne çdo eveniment evropian dhe botëror në futboll.