Sokol Cikalleshi: Na falni tifozë, jam gati të largohem vetëm që Shqipëria të jetë ashtu siç duan shqiptarët

Tifozët e Shqipërisë nuk e kapërdinjë barazimin ndaj Islandës në minutat e fundit.

Me këtë rezultat Shqipëria e mbyll fushatën e Ligës së Kombeve në vendin e fundit.

Pas këtij barazimi zhgënjyes lojtarët e Kombëtares shkuan drejt tifozëve kuqezi, por këta të fundit nuk i kanë mirëpritur duke i fërshëllye.

Futbollisti Sokol Cikalleshi u deklarua shumë i zhgënjyer pas ndeshjes, ku kërkoi falje dhe tha se është gati të largohet.

“Nuk e di kush duhet të ndryshojë, nëse jam unë problemi largohen vetëm që Shqipëria të jetë ashtu siç duan shqiptarët. Na falni tifozë”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *