Sllovenia-Kosova, ja çfarë mendojnë Morina e Gjonbalaj

Trajneri i njohur i futbollit tonë Arbnor Morina, në emisionin “Dardanët” në RTK, thotë se Kombëtaren e Kosovës sonte e pret një ndeshje e vështirë në duel me Slloveninë.

Sllovenia dhe Kosova pas pak do të ndeshen në Lubjanë, në sfidën e parafundit të Grupit C në Ligën e Kombeve.

Mungesa e disa lojtarëve kryesor tek skuadra jonë, do të ndikojë edhe në duel me skuadrën sllovene mendon Morina. Sipas tij, sonte kanë rastin disa lojtarë tonë të vijnë në shprehje, sepse sipas teknikut prishtinas, një lojë të tillë e lejon skuadra sllovene.

“Mungesa e lojtarëve po vazhdon, edhe këtë takim ka mungesa, dhe realisht ky është problem i madh për komponimin e ekipit ashtu siç e ka parashikuar ndihmëstrajneri Sahiti”, tha Morina.

“Sllovenia lojën më ba futboll të mirë dhe mundësia e djemve tonë më ardh një shprehje është më e madhe, por edhe ata synojnë fitore për të mbajtur shpresat për synimet e tyre. Megjithatë, mendoj se brenda ekipit tonë, ka disa individ që mund të bëjnë diferencën në lojë, edhe pse do të jetë një ndeshje e vështirë”, theksoi ai.

Të vështirë sfidën me Slloveninë e mendon edhe njohësi i futbollit Malsor Gjonabalaj. Sipas tij, trajneri slloven e drejton mjaft mirë skuadrën, por sipas Gjonabalajt, rikthimi i Rrahmanit dhe Muriqit mund të ndikoj në rikthimin e lojës sonë të mirë.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë pavarësisht se me kthimin Rrahmanit dhe Muriqit do të rikthej lojën tonë, por kjo nuk do të jetë thelbësore sepse përballe kemi një slloveni që nuk ka pësuar gol që pesë ndeshje. Trajneri i tyre e udhëheq më shumë qetësi lojën, dhe kësisoj mendoj se është një ndeshje shumë e vështirë. Mbetet të shihet nëse edhe te ata ka ndikuar pandemia siç ka ndikuar tek ne”, pohoi Gjonbalaj.

Ndeshja Slloveni-Kosovë nis në orën 20:45 dhe transmetohet në RTK1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *