Skuadrat kosovare mësojnë sot kundërshtarët e tyre për ndeshjet evropiane

Rrugëtimi i skuadrave shqiptare në Evropë do të nisë mesditën e sotme, atje ku do të mësojnë kundërshtarët e tyre.

Shorti i turit të parë eliminator të Ligës së Kampionëve do të hidhet në orën 12:00, kurse pas një ore, skuadra tona do t’i mësojnë edhe kundërshtarët e tyre në UEFA Conference League

Kampioni i Superligës, Ballkani do të përballet me njërën nga këto skuadra: Malmon, Bodo/Glimt, HJK, The New Saints dhe Zalgiris.

Në anën tjetër, Gjilani, Drita dhe Llapi do të përballen me kundërshtarët e renditur në fotot më poshtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *