Ish-futbollisti më i mirë në botë, Ronaldinho ka përsëri probleme me ligjin.
Ylli brazilian është në betejë ligjore me ish-të dashurën e tij, Priscilla Coelho.
41 vjeçari është urdhëruar të shlyejë borxhin e tij ndaj Coelhos dhe nëse këtë nuk e bën deri me 1 dhjetor, atij do ti sekuestrohet pasuria dhe do të përfundojë në burg.
Ronaldinho kishte marrëveshje të nënshkruar me Priscilla për ta paguar me 15 mijë euro në muaj për mirëmbajtje, por që nuk e ka respektuar fare këtë marrëveshje.
Ronaldinho kishte mbajtur 2 muaj burg vitin e kaluar në Paraguaj pasi kishte udhëtuar me pasaportë false.