Simeone shtyn kontratën me Atletico Madrid, dëshira e tij është një interist

Simeone shtyn kontratën me Atletico Madrid, dëshira e tij është një interist

Diego Pablo Simeone do të rinovojë me Atletico Madrid dhe qëndrimi i tij në “Wanda Metropolitano” do të zgjasë edhe dy vite të tjera. AS mëson se motra dhe agjentja e El Cholo ka qenë në bisedime gjatë javëve të fundit me klubin dhe është gjetur akordi.

Argjentinasi do të firmosë deri në verën e vitit 2024, duke shtuar dy vite më shumë nga kontrata aktuale, e cila mbyllej në fund të sezonit të ri. Shumë shpejt kampionët e Spanjës do e bëjnë zyrtare marrëveshjen e re. Simeone është te Atletico prej thuajse 10 vitesh, nga dhjetori i vitit 2011.

Me rinovimin, argjentinasi i ka shprehur klubit edhe plotësimin e një dëshire të madhe. Ai ka kërkuar blerjen e Lautaro Martinez nga Interi. Zikaltërit kërkojnë të paktën 70 milionë euro për sulmuesin, shifër e vështirë për t’u arritur nga Los Colchoneros, por jo e pamundur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *