Shumë raste, një penallti e humbur – mbyllet pjesa e parë në takimin mes Polonisë dhe Argjentinës

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes vendimtare të Grupit C ndërmjet Polonisë dhe Argjentinës në Kupën e Botës.

Pjesa e parë në stadiumin 974 në Doha është mbyllur 0:0.

Argjentina ishte dominuese në të gjitha aspektet e lojës, duke krijuar shumë raste shënimi, por portieri polak, Szczesny duket në formë të lart.

Argjentina kishte mundësi të kalonte në avantazh në minutën e 38-të, por Messi dështoi nga pika e bardhë e penalltisë.

14 tentime dhe nëntë goditje në portë kishte Argjentina, krahas Polonisë që kishte vetëm një tentim dhe asnjë rast.

Vlen të përmendet se me rezultat identik të njëjtë është mbyllur pjesa e parë edhe në takimin tjetër të rëndësishëm të këtij grupi mes Arabisë Saudite dhe Meksikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *