Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes vendimtare të Grupit C ndërmjet Polonisë dhe Argjentinës në Kupën e Botës.
Pjesa e parë në stadiumin 974 në Doha është mbyllur 0:0.
Argjentina ishte dominuese në të gjitha aspektet e lojës, duke krijuar shumë raste shënimi, por portieri polak, Szczesny duket në formë të lart.
Argjentina kishte mundësi të kalonte në avantazh në minutën e 38-të, por Messi dështoi nga pika e bardhë e penalltisë.
14 tentime dhe nëntë goditje në portë kishte Argjentina, krahas Polonisë që kishte vetëm një tentim dhe asnjë rast.
Vlen të përmendet se me rezultat identik të njëjtë është mbyllur pjesa e parë edhe në takimin tjetër të rëndësishëm të këtij grupi mes Arabisë Saudite dhe Meksikës.