Shqipëria po mposhtet me dy gola nga Ukraina pas pjesës së parë

Kombëtarja e Shqipërisë ka gjetur veten në disavantazh me rezultat 2-0 ndaj Ukrainës pas pjesës së parë në ‘Air Albania’.

Në ndeshjen që po zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve, ‘Kuqezinjtë’ nuk treguan versionin e tyre më të mirë pas 45 minutave të para.

Ukraina arriti që të kalojë në epërsi që në minutën e pestë me anë të Oleksandr Zinchenkos i cili realizoi për 1-0.

Nuk vonoi shumë dhe mysafirët gjetën edhe golin e dytë, kësaj radhe me Roman Yaremchuk i cili realizoi me kokë për rezultatin 2-0.

Kërcënimi i parë nga Shqipëria erdhi në minutën e 24-të përmes Qazim Laçit i cili me një goditje vollej iu afrua golit.

Pak sekonda pa përfunduar pjesa e parë Shqipëria doli sërish në rast për gol me Ernest Muçin pas një veprimi të tij të mirë individual, por topi shkoi pranë shtyllës së portierit mysafir.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *