Shqipëria përballet sot me Arabinë Saudite, ndeshja nuk do të transmetohet në asnjë kanal televiziv

Shqipëria luan sot në orën 16:30 (me orën tonë) në Abu Dhabi, miqësoren ndaj Arabisë Saudite.

Trajneri i kombëtares, Edy Reja ka grumbulluar për këtë test miqësor shumë lojtarë nga Superiorja teksa së fundmi është zbuluar edhe formacioni me të cilin italiani pritet të nisë ndeshjen.

Nga stërvitja e fundit e zhvilluar në Abu Dhabi, kuqezinjtë janë të rreshtuar me skemën e zakonshme 3-5-2. Në portë Kastrati, treshja në qendër është e përbërë nga Erdenis Gurishta i Vllaznisë, Eneo Bitri i Partizanit dhe Rudolf Turkaj i Laçit. Në krah pritet të aktivizohen Albion Marku dhe Andi Hadroj.

Ndërkohë, në qendër të mesfushës llogariten Arbnor Muçolli i Vejle, Ardit Deliu i Tiranës dhe Esat Mala i Vllaznisë. Ndërkaq, dyshja e sulmit pritet t’i besohet eksperiencës së Sokol Cikalleshit dhe shpejtësisë së Redon Xhixhës së Tiranës. Kujtojmë se kjo sfidë nuk do të mund të transmetohet për shkak të vendimit të marrë nga ana e organizatorëve të cilët përfitojnë edhe nga fakti se bëhet fjalë për një sfidë jashtë datave zyrtare të FIFA-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *