Shqipëria do të përballet me Izraelin të premten në orën 20:45 në “Air Albania”.
Kuqezinjtë kanë synimin për të marrë fitoren e parë në Ligën e Kombeve, që do t’i ngjiste ata direkt në vendin e parë me 4 pikë.
Të drejtuarit e Rejas barazuan në ndeshjen e parë, por kishin raste të mira edhe për ta fituar tërë ndeshjen, duke qenë edhe në avantazh.
Në ndeshjen e dytë, Shqipëria mund të humbasë një tjetër element shumë cilësor, duke ndryshuar thuajse plotësisht planet e trajnerit Edi Reja për repartin e avancuar.
Sokol Cikalleshi nuk është stërvitur dje me ekipin për shkak të një gjendje gripale dhe rrezikon të humbasë këtë sfidë.
Shqipëria humbi edhe Odise Roshin, pasi lojtari nuk ia doli që të rikuperohej nga dëmtimi dhe po ashtu ishte me një gjendje gripale kështu që është larguar nga grumbullimi para sfidës me Izraelin.
Ndërkohë, Armando Broja është rikthyer dhe është gati për sfidën e sotme.