Kapiteni Rrahmani: Fitoren ia dedikojmë Fadil Vokrrit dhe familjes së tij

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, është shprehur i kënaqur me fitoren kundër Irlandës së Veriut duke thënë se edhe lojtarët që sonte janë futur si zëvendësues të atyre që munguan kanë dhënë maksimumin.

“Nuk kanë qenë të rrezikshëm, por disa topa të gjatë dhe krosime të shumë lojtarëve të tyre na rrezikuan disa herë. Mirë që nuk na barazuan rezultatin në fund. Kishim fat që kishim diferencë prej 2 golave dhe me rëndësi që kemi fituar”.

“Edhe ata që janë futur si zëvendësim sonte kanë luajtur shumë mirë dhe secili prej neve gjithmonë duhet të jetë i gatshëm që të japë maksimumin në çdo ndeshje. Nuk ka dyshime se secili mund të luajë në pozitën e atij që luan në ekip të parë. Të gjithë duhet të japin maksimumin, pavarësisht rezultatit dhe kundërshtarit”.

Rrahmani, në prononcimin për Klan Kosovën pas ndeshjes, tha se këtë fitore ia dedikojnë Fadil Vokrrit dhe familjes së tij.

“Kemi folur para ndeshjes dhe këtë fitore ia dedikojmë Fadil Vokrrit dhe familjes së tij. Është legjendë e gjallë dhe shumica prej nesh e kanë takuar dhe kemi pasë komunikim me të, kështu që ka qenë motivimim shumë i madh sot”.

Ai është shprehur optimist se mund ta fitojnë edhe ndeshjen e radhës me Greqinë që tash është kundërshtar direkt i Kosovës në këtë grup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *