Kombëtarja e Shqipërisë është rikthyer te fitorja në Grupin I të eliminatoreve për Kupën e Botës “Katar 2022”.
“Kuqezinjtë” kanë shënuar fitore minimale 0:2 në udhëtim te San Marino.
Golin e parë për Shqipërinë e ka realizuar sulmuesi, Rey Manaj në minutën e 63-të.
Derisa për golin e dytë dhe të fundit u përkujdes Uzuni që shënoi gjashtë minuta pa përfunduar koha e rregullt.
Të besuarit e trajnerit, Edoardo Reja ishin më të mirë se vendasit në të gjitha aspektet, por arritën të shënojnë vetëm një herë, mirëpo që ka vlerën e tri pikëve.
Shqipëria me këtë fitore renditet në vendin e tretë në grup me gjashtë pikë.
San Marino mbetet e fundit pa asnjë pikë.