Shqipëria e pafuqishme ndaj Anglisë, mposhtet në ‘Air Albania’

Shqipëria nuk arriti të bëjë befasinë. Kombëtarja kuqezi u mposht në ‘Air Albania’ nga Anglia me rezultat 0-2 në kuadër të Grupit I të eliminatoreve për Kampionatin botëror 2022.

Edhe pse e filluan mjaft mirë takimin, Shqipëria mbeti në disavantazh nga minuta e 38-të kur Harry Kane realizoi me kokë.

Mysafirët shënuan përsëri në pjesën e dytë nëpërmjet Mason Mount në minutën e 63-të për rezultatin final të ndeshjes.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *