Shpëton Muriqi, ky është lojtari që shpallet “dështimi i vitit” në Serie A

Mesfushori i Juventusit, Aaron Ramsey, ka fituar çmimin “Calcio Bidone” si dështimi më i madh në Serie A, duke mposhtur sulmuesin e Lazios, Vedat Muriqi dhe një tjetër lojtar të “Bianconerëve”, Arthur Melo.

Ramsey u largua si lojtar i lirë nga Arsenali në vitin 2019 dhe që nga zbarkimi në Italia ka vuajtur shumë nga lëndimet dhe deri më tani në këtë sezon ai ka luajtur vetëm 112 minuta për klubin e tij.

Reprezentuesi i Uellsit ishte në krye të listës së çmimit “Calcio Bidone” me 2,686 vota, duke mposhtur shumë ngushtë qendërsulmuesin e Lazios, Muriqi, i cili kishte 2,567 vota.

Reprezentuesi kosovar Muriqi kushtoi 20 milionë euro për të nënshkruar nga Fenerbahce në shtator të vitit 2020 dhe ka arritur vetëm dy gola në 48 ndeshje për Lazion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *