‘Shpërthen’ agjenti i Vedat Muriqit, tregon të ardhmen e sulmuesit të Kosovës dhe ofertat e klubeve angleze

Agjenti i sulmuesit të Fenerbahçes, Vedat Muriqi, është përgjigjur për ofertat e Burnleyt, Tottenhamit dhe Manchester Unitedit në drejtim të klientit të tij.

Mediat në Turqi i kanë lidhur këto tri klube angleze për ofertat e refuzuara për sulmuesin prizrenas, shkruan Zëri.info.

Besohet se Fenerbahçe nuk ka shprehur interesim ta largojë Muriqin deri në verë, gjë të cilën e ka bërë me dije edhe agjenti i tij, Hakan Canatar.

“Muriqi ka kontratë katër-vjeçare me Fenerbahçen. Ne jemi të kënaqur që disa top-klube evropiane janë të interesuara për të”, ka thënë Canatar.

“Por, ne nuk jemi duke e konsideruar një transferim në janar, andaj nuk ka asnjë gjasë që ai të largohet tani”, tregon më tej agjenti i sulmuesit të Kosovës.

“Ne jemi kontaktur nga klubet e interesuara, gjë për të cilën kemi biseduar me drejtuesit e Fenerbahçes”, deklaroi ai.

Muriqi ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar katër asistime në 17 ndeshje kampionale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *