Shfaqet ekipi i interesuar për Gareth Bale

Aventura e Gareth Bale në Madrid duket drejt fundit! Uellsiani e ka marrë vendimin e tij, ashtu si edhe Real Madrid. Pra, një gjë tashmë është e sigurt, që ish-futbollisti i Tottenham do të largohet nga Real Madrid-i në fund të këtij sezoni.

32-vjeçarit i përfundon kontrata me madrilenët në korrik dhe tashmë siç dihet asnjëra palë nuk është e interesuar për ta vazhduar bashkëpunimin. Sipas asaj që shkruan gazeta spanjolle, “Fichajes”, klubi i Arsenal-it është duke ndjekur situatën e Bale, për ta transferuar atë me parametra zero.

Megjithatë, “topçinjtë” nuk janë klubi i vetëm që dëshiron transferimin e 32 vjeçarit.

Interesim për të kanë shfaqur edhe ish-klubi i tij, Tottenham-i dhe Milan-i. Kujtojmë që sulmuesi uellsian u transferua në Madrid në verën e vitit 2013 për një shifër që theu rekord në botën e futbollit, plotë 101 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *