Shembull si të ndalet Haalandi: Shpejtësia marramendëse e yllit të Bayern Munichut

Alphonso Davies ka bërë një ndërhyrje shpëtimtare mbrëmë kundër Erling Haaland, në derbin ndaj Borussia Dortmundit.

Mbrojtësi kanadez i Bayern Munichut ka arritur t’i mohojë një gol të sigurt norvegjezit në pjesën e parë të ‘Der Klassiker’.

19-vjeçari, edhe pse shumë mbrapa, arriti ta kapë yllin e Dortmundit dhe t’i heqte topin nga këmbët para se ai të godiste drejt portës.

Davies regjistroi një shpejtësi prej 35.3km/h, kur vrapoi për ta ndalur Haalandin.

Bayern Munichu e fitoi derbin me rezultatin minmal, ndërsa Alphonso Davies ishte ndër më të mirët në fushë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *