Shaqiri pas miqësores me Kosovën: Ishte barazimi më i ëmbël i karrierës, ishte ndeshje speciale

Ka përfunduar pa fitues përballja miqësore ndërmjet Përfaqësueses së Zvicrës dhe Kosovës.

Zvicra dhe Kosova barazuan 1:1 pas 90 minutave lojë në stadiumin “Letzigrund” në qytetin e Cyrihut.

Futbollisti me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit, Xherdan Shaqiri u deklarua pas ndeshjes duke u shprehur i lumtur për barazimin me Kosovën, të cilën ai e quajti “barazimi më i ëmbël” në karrierën e tij.

“Ndjenja ka qenë shumë speciale për mua sepse hera e parë kam luajtur kundër Kosovës, shtetit ku kam lindur. Ishte speciale me shikues që kishin stërmbushur stadiumin, dhe atmosferë fantastike. Kosova ka luajtur mirë, ka ekip të mirë dhe duhet të vazhdojë të luajë kështu edhe kundër ekipeve tjera të forta. Kosova ka cilësi, por i nevojitet më shumë përvojë. I nevojitet edhe pak kohë, por është në rrugë të mirë për të shkuar përpara”, ka thënë Shaqiri pas ndeshjes.

“Normalisht, që e kam pasur ndërmend ta veshi fanellën e Kosovën dhe kam pasur ëndërr të luajë, por luajë për Zvicrës dhe jam krenar sepse ky shtet na ka dhënë shumë mua dhe familjes time. Kosovën e kam ekipin tim të preferuar dhe e përcjelli gjithmonë. Ky ishte barazimi më i ëmbël i karrierës time”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *