Sevilla ka shënuar fitore ndaj Barcelonë në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit me rezultat 2-0.
Ndeshja e zhvilluar në “Sanchez Pizjuan” ishte e barabartë, me të dy skuadrat që ishin më të ndrojtura se zakonisht.
Fillimisht rrezikoi Barcelona me Lionel Messin që në minutën e 11-të, por portieri Bono ishte në vend.
Sevilla u kundërpërgjigj Jules Kounde në minutën e 19-të, por goditja e tij nuk ishte e saktë.
I njëjti lojtari në minutën e 25-të gjeti rrjetën pas një solo aksioni të bukur, kësaj radhe duke e mposhtur Andre ter Stegenin për 1-0.
Barcelona u mundua të bëjë më shumë në pjesën e dytë që të barazojë rezultatin.
Astonishing goal from Jules Koundé, immense dribbling for a centre-back pic.twitter.com/pjBABtedy6
— Dr Bossman☭? (@BtecWenger) February 10, 2021
Lionel Messi provoi dy herë (55’ dhe 72’), por në të dyja rastet nuk arriti të gjejë golin.
Krejt në fund kishte festë edhe për Ivan Rakitic që shënoi kundër ish skuadrës së tij për 2-0.
⚽ Rakitic#SevillaBarça pic.twitter.com/lkB6oNdqDg
— ➿ (@ArgGol) February 10, 2021
Më ketë fitore Sevilla ka bërë një hap të madh drejt finales, pasi Barcelona do të ketë punë që të shkrijë këtë epërsi./Telegrafi/