Mësohet rivali i Juventusit në finalen e Kupës së Italisë

Juventusi që mbrëmë kaloi në finale të Kupës së Italisë pasi e eliminoi Interin, sonte e ka mësuar edhe rivalin e saj në finale të kësaj gare.

Atalanta do të jetë rivali i “Zonjës së Vjetër” në ndeshjen finale të kësaj gare pasi sonte e ka mposhtur Napolin me rezultat 3-1.

Skuadra e Gasperinit e mposhti atë të Gatussos me golat e Zapatas dhe Pessina (2), ndërsa për Napolin golin e vetëm e realizoi Lazano në minutën e 53’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *