Sermaxhaj: Fitore e vështirë, kemi shumë punë deri në fund të kampionatit

Drenica triumfoi karshi Besës me dy golat nga futbollisti Kreshnik Uka, shkruan lajmi.net.

Kjo fitore ishte tejet e rëndësishme për luftën për mbijetesë në elitën e futbollit kosovar për drenicasit sepse ata gjenden shumë afër zonës së rrezikut.

Por, pas ndeshjes, trajneri i Drenicës, Sami Sermaxhaj u shpreh se kjo fitore ishte e rëndësishme, por se skuadra e tij nuk është “rehat” dhe duhet të jenë të fokusuar për ndeshjet e ardhshme në Superligë.

“E kemi ditur që do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi që Besa ka futbollistë të rinj, të cilët angazhohen shumë për skuadrën e tyre”, tha ai.

“Arritëm të riktheheshim nga disavantazhi që të marrim një fitore të rëndësishme, por aspak të rehatshme, pasi që kemi ende shumë punë deri në fund të kampionatit”, shtoi ai.

“Na presin shtatë ndeshje të rëndësishme dhe synojmë që të marrim maksimumin e pikëve të tyre për të arritur objektivin që kemi për të realizuar”, përfundoi Sami Sermaxhaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *