Serie A në aksion, sot zhvillohen katër ndeshje

Serie A do të luhet edhe këtë mesjavë, derisa sot zhvillohen katër ndeshje. Vëmendja do të jetë të Juventus e Atanalta të cilat pritet të marrin fitore pasi përballë nuk kanë rivalë shumë të mëdhenj.

Atalanta para tifozëve të vet e pret Venezian dhe bazuar ë formën e skuadrës së Berat Gjimshitit, atëherë vetëm ndonjë mrekulli do të bënte që Venezia të marrë pikë.

Juventusi nuk guxon të dështojë më. Bardhekaltrit pas humbjes në fushën e vet nga Atalanta, këtë herë kërkojnë pikë të plota ku ndeshen me Salernitanan.

Allegri nuk pranon më dështim, ndryshe edhe mund të largohet nga klubi pasi ecuria e rezultateve është katastrofike.

Më poshtë gjeni orarin komplet të ndeshjeve të ditës së sotme:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *