Serbia e lë jashtë botërorit Portugalinë, në minutën e 90-të

Serbia është kualifikuar në finalet e Kupës së Botës që zhvillohet në Katar në dimrin e ardhshëm.

Skuadra e drejtuar nga Stojkovic ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Portugalisë në ndeshjen e fundit të fazës kualifikuese.

Sanches shënoi për portugezët në fillim të ndeshjes derisa Tadic dhe Mitrovic realizuan për Serbinë.

Serbia përfundon e para në grup me 20 pikë derisa Portugalia e dyta me 17 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *