Salah i dërgon mesazh emocionues Lovrenit

Mohmamed Salah i ka dhënë një lamtumirë emocionuese Dejan Lovran, duke e cilësuar si një mik të madh, me mbrojtësin kroat që karrierën do ta vazhdojë në Ruis, te Zenit St Petersburg.

Salah dhe Lovran kanë ndërtuar një partneritet të fuqishëm së bashku në ‘Anfield Road’, me egjiptianin që iu bashkua klubit tre vite pas kroatit.

Në një video të postuar në llogarinë e klubit, Salah i jep një përshëndetje emocionale Lovrenit.

“Nuk e di çfarë të them miku im, ju nuk e dini çfarë ndjej tani, por do të më mungoni shumë, veçanërisht mua”, ka deklaruar Salah.

“Ju keni qenë një lojtar i pabesueshëm dhe një shok i madh për mua”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *