Rrudhani është futbollist i krahut të majtë, por ai të enjten ndaj Irlandës së Veriut në fitoren 3:2, luajti me Kosovën si mbrojtës i krahut të majtë.
“Jam shumë krenar për debutimin me fanellën e ‘Dardanëve’. Edhe në ëndrrën më të mirë nuk kam pasur një skenar të tillë. Kam folur me trajnerin dhe i kam thënë që nuk e kam problem të luajë në çfarë do pozite. Në këtë pozitë nuk kisha luajtur për një kohë të gjatë, në fakt kam luajtur një herë apo dy herë gjithsej në karrierë. Megjithatë, kam qenë i ndihmuar nga i gjithë grupi që më ka motivuar shumë gjatë gjithë kohës”, ka thënë Rrudhani që ditë më parë u zyrtarizua te skuadra e Young Boysit në Zvicër.
“Kundër Greqisë nuk e kam problem se në çfarë pozite do të luajë. Të dielën besoj që do të jetë ndeshje e vështirë, por ne besojmë në fitore. Unë jam i gatshëm 100%”, është shprehur Rrudhani pas ndeshjes.