Një ngjarje jo e këndshme ka ndodhur sot në qendrën stërvitore të Bayern Munchenit.
Gjatë një dueli, Leon Goretzka ka bërë një ndërhyrje më të fortë sesa duhet ndaj Boateng dhe ky i fundit menjëherë e ka goditur mesfushorin në fytyrë.
Pas këtij incidenti, trajneri Hansi Flick ndërpreu stërvitjen dhe lojtarët ndërhynë menjëherë për ti ndaluar. Nuk dihet akoma nëse do ketë masa për këtë ndodhi.