Ronaldo tregon pse ia la penalltinë Bruno Fernandesit

Arsenali ka vazhduar me fitore në Premier Ligë, duke vazhduar kështu edhe garën për pozitën e katërt në tabelë.

Pas fitores në derbin ndaj Chelesas, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta e ka fituar edhe derbin ndaj Manchester Unitedit me rezultat 3:1.

Kur shifrat ishin 2:1, Manchester United pati mundësinë të shënonte, por nga penalltia dështoi Bruno Fernandes.

Pas ndeshjes, trajneri Ralf Rangnick zbuloi se e kishte pyetur Ronaldon se pse nuk e goditi penalltinë.

“Unë fola me të pas ndeshjes dhe e pyeta. Ai tha se thjesht nuk e ndjente se duhej ta merrte dhe kjo është arsyeja pse tha se do të ishte më mirë nëse Bruno do ta merrte atë”, tregoi trajneri gjerman.

Ronaldo u kthye në formacionin startues të United për t’u përballur me Arsenalin pasi mungoi në humbjen 4-0 ndaj Liverpool në mesjavë pas vdekjes tragjike të djalit të tij të porsalindur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *