Cristiano Ronaldo i ka përgënjeshtruar pohimet e gazetarit të France Football, Pascal Ferre, që kishte thënë se portugezi i ka thënë se do që ta kalojë Lionel Messi-n me Topa të Artë.
“Pascal Ferre ka gënjyer. Ai e ka përdorur emrin tim për ta promovuar veten e tij dhe për ta promovuar mediumin ku punon”, ka shkruar Ronaldo në Instagram.
“Është e papranueshme që personi përgjegjës për ta dhënë një çmim kaq prestigjioz mund të gënjejë në këtë mënyrë, me mungesë absolute të respektit për dikë që gjithmonë e ka respektuar France Football-in dhe Topin e Artë. Dhe ai ka gënjyer prapë sot duke e justifikuar mungesën time nga gala mbrëmja me një karantinë të supozuar që nuk ka as arsye të ekzistojë.